Ambasadorët 2 orë në grupin e PD, Ora News zbardh debatet në mbledhje
Prej orës 10:00 në selinë e PD-së vijon mbledhja me dyer të mbyllura e grupuit parlamentar të Partisë Demokratike. Ora News ka mundur të zbadhë diskutimet brenda grupit të PD-së, ku ka munguar ish kryeministri Berisha ndërsa deputetja e PD-së Jozefina Topalli është larguar pas gati një ore. Burimet bëjnë të ditur se ambasadorët kanë kërkuar që reforma në drejtësi të miratohet brenda këtij sesioni kuvendorVlahutin mësohet të ketë thënë: Nuk ka ndihmë për Shqipërinë pa reformën në drejtësi. Pa reformën integrimi bllokohet për 3 vite. S'kemi kërkuar votim pa lexuar me detaje draftin e reformëPatozi mësohet të ketë thënë:Duhet një kontratë e re sociale, jo vetëm kjo reformë. Investimi juaj kaq i madh me kushte të pazakonta. Do ishte më mirë që ky investim të bëhej për një kontratë të re me qytetarët.Ky investim të bëhej për një Kushtetutë e Republikë të re. Mendoj për ndryshime tërësore kushtetuese.Vlahutin mësohet të ketë thënë: Jam dakord me shqetësimin e Patozit. Investim për një Republikë të re, por duhet bërë nga politika. S’kemi kërkuar votim pa lexuar me detaje draftin e reformësDonald Lu mësohet të ketë thënë: Di që keni patur debate, nuk do ta kaloj vijën e kuqe. Prania ime në takim shprehje e rëndësisë së reformësKush mungoi ne mbledhje dhe pse?Genc Ruli reagon për mungesën në mbledhjen e grupit me ambasadorët: Partitë kanë gjithë mundësite për të deklaruar vullnetin ndaj reformës. Vullneti ndaj reformës me veprime konkrete politike, jo me takime butaforike. Reforma të mos perceptohet si e imponuar nga ambasadorët e aktorët e jashtëmDeputetja Jozefina Topalli del nga mbledhja e grupit të PD dhe sqaron largimin: Dola se kisha lënë takim me ambasadore të tjerë në 11:30. Nuk e mendova se do zgjaste 90 minuta takimi në grup me ambasadorët.Zëdhënësja e Berishës sqaron mungesën në takimin e grupit me ambasadorët: Mungesa në takim normale pasi ai ka takime konstante me ambasadorët për reformën në drejtësi. Nderkohe takimi i sotëm ka për qëllim informimin e deputetëve të tjerëNga ana e tij kreu i grupit të PD-së, Lulzim Basha sqaroi rrugën e ndjekur për të finalizuar reformënNjë ditë më parë ata kanë qenë të pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së.Dy kryediplomatët janë bërë përfaqësuesit e parë diplomatikë që kanë marrë pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare të partive politike.Përballë qëndresës së politikës shqiptare, për të mos e përkthyer me dakordësi në kohë angazhimin për miratimin e reformës në drejtësi, Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, kanë zgjedhur t’ua përcjellin sy më sy deputetëve, kërkesën për të mos e vonuar më reformën që hap negociatat për anëtarësim në BE.[caption id="attachment_743920" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vlahutin dhe Lu mbërrijnë në selinë e PD-së[/caption][caption id="attachment_743919" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vlahutin dhe Lu mbërrijnë në selinë e PD-së[/caption][caption id="attachment_743918" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vlahutin dhe Lu mbërrijnë në selinë e PD-së[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=MzSSTqzgxYw/Oranews.tv/