Kreu u bektashinjve takon Sekretarin e Këshillit Papnor, e fton për vizitë në Shqipëri
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka mbërritur në selinë e shenjtë të Vatikanit, ku pritet që ditën e mërkurë të takohet me Papa Françeskut.Kreu i bektashinjve u prit këtë të martë nga Sekretari i Këshillit Papnor për marrëdhëniet ndërfetare, Imzot Augusto Kiksod Miguel.Në takim u fol për dialogun ndërfetar, për kontributin e Papa Françeskut për afrimin e paqen ndërmjet popujve, kombeve e komuniteteve fetare.Kryegjyshi i Bektashinjve e falënderoi Sekretarin e Këshillit Papnor për pritjen dhe e ftoi për një vizitë në Shqipëri.“Që ta kuptojnë njerëzit, Zotin dhe njerëzit që punojnë për njerëzimin i nderojmë dhe i respektojmë. Unë gjithashtu kam dëshirë që edhe ju bashkë me ekipin tuaj të na bëni një vizitë, të shikoni atë katedralen tonë të vogël që kemi ngritur”.Takimi që Haxhi Dede Edmond Brahimaj do të zhvillojë me Atin e Shenjtë konsiderohet historik, pasi do të jetë hera e parë që Papa Françesku takon një drejtues të komuniteteve fetare të Shqipërisë.Kjo vizitë vjen në vitin e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe lumturimit të 38 martirëve shqiptarë të persekutuar gajtë regjimit komunist dhe synon të forcojë dialogun ndërfetar.