Mbledhja me ambasadorët, Xhaçka: Nuk është cënim i sovranitetit

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka deklaron se mbledhja grupeve Kuvendore në prani të ambasadorëve Lu e Vlahutin nuk është cënim sovraniteti. Nga studio e lajmeve në Ora News, ligjvënësja e majtë e konsideroi të domosdoshme ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të finalizuar kryereformënXhaçka: Nuk mendoj se pjesëmarrja e tyre në mbledhjet e grupeve parlamentare është ndonjë cënim sovraniteti. E konsideroj thjesht një shtysë të domosdoshme për të cuar përpara një proces që është i rëndësishmë për anëtarësimin në BE.Por, sipas Xhaçkës, ambasadorët u detyruan të zhvillojnë këto takime për të shkuar tek Partia Demokratike, ku sipas saj qëndron mungesa e vullnetit për reformën në Drejtësi.Xhaçka: Ambasadorët u detyruan të bëjnë të gjitha takimet për të tek PD sepse aty është mungesa e vullnetit dhe për të bërë opozitën që të pranojë të votojë me konsuensus me draft me ekspertizën më të mirë të diskutuar në mënyrën më shteruese dhe një draft që duhet të kishte konsensusin e të gjitha palëve politike.Xhacka sqaroi dhe nismën për ndryshime në Kodin Zgjedhor për përfaqësimin 50 % të grave në zgjedhjet e ardhshme parlamentareXhaçka: Është një përpjekje e nevojshme, është një ndryshim i domosdoshëm për të fshirë kufijtë që mbajnë sot gjysmën e popullsisë të përfaqësuar sic duhet, apo që mbajnë larg talentin e vajzave dhe grave.Xhaçka, si nismëtare e kësaj iniciative, nënvizon se plotësimi i kësaj kuote do ta bënte gruan më të fortë në politikë dhe jo vetëm.