Vrasja e shqiptarit në Igumenicë, arrestohet pronari grek dhe djali i tij
Dy ditë pas vrasjes makabre të 25 vjeçarit shqiptarit në Greqi, policia helene ka arrestuar pronarin dhe djalin e tij ku punonte i riu shqiptar.Mediat greke shkruajnë se pas kontrollit në banesën e pronarit i janë gjetur armë të rënda, si dy kallashnikov, 4 pistolte dhe 9 karikatorë me 180 fishekë.Babë e bir u morën në pyetje nga autoritetet për posedim të armëve, ndërsa mediat e shtetit fqinjë shkruajnë se ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar.Në mediat greke për herë të parë ka folur edhe vëllai i viktimës, që u gjet i vdekur mëngjesin e së hënës në një në një kasolle në zonën e Thesprotias. Vëllai i 25-vjeçarit thekson se nuk i shkon në mendje se kush mund t’ia ketë bërë këtë Bledarit.“Kjo më bën përshtypje. Unë kam shumë vite dhe nuk kam parë në jetën time të ketë ndodhur një gjë e tille. Nuk e dime se kush mund ta kete bërë këtë vrasje”I riu shqiptar u gjet të hënën paradite nga pronari i vet. Trupit pa jetë i mungonte koka. Pas akspertizës mjeko ligjore rezultoi se viktima ishte qëlluar me armë gjahu dhe se plumbi ishte ngulur në mushkërinë e tij./Oranews.tv/