Shpërthim me tritol në një dyqan kompujterash

Janë rikthyer sërish shpërthimet me tritol në Fushë –Kruje. Mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 03:00 një sasi tritoli ka shpërthyer në një dyqan kompjuterash.Sipas policisë lënda plasëse ishte vendosur në derën e dyqanit, po fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shpërthimit me tritol.Njoftimi i PolicisëMë datë 11.05.2016,rreth orës 03:20, në Fushë-Krujë, në lagjen”Kastrioti”, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive, në dyqanin në pronësi të shtetasit M.T. 60 vjeç Për pasojë, ka shkaktuar vetëm dëme materiale.Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.[caption id="attachment_743860" align="alignnone" width="640"]dyqani 1 Ne foto: Dyqani ku ishte vendosur tritoli[/caption][caption id="attachment_743861" align="alignnone" width="640"]dyqani Ne foto: Dyqani ku ishte vendosur tritoli[/caption]/Oranews.tv/