Agresori gjerman që sulmoi tre persona është me probleme psiqike

Agresori  i cili qëlloi për vdekje me thikë një person dhe plagosi tre të tjerë në një stacion treni afër Mynihut vuan nga probleme serioze psikologjike dhe është përdorues i rregullt i lëndëve narkotike- këtë kanë konfimruar autoritetet gjermane pas ngjarjes së rëndë.27 vjeçari pasi goditi me thikë 4 persona duke shkaktuar panik në stacionin e qytezës Grafing në zonën e Bavarisë, u bllokua nga ndërhyrja e forcave të rendit. Njëri nga të plagosurit nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital.Disa nga dëshimtarët deklaruan se kishin dëgjuar thirrje pro-islame gjatë momentit kur ndodhi ngjarja, por zëdhënsi i landit të Bavarisë Oliver Platzer e mohoi këtë, duke deklaruar se deri më tani nuk është gjetur asnjë lidhje mes të dyshuarit dhe rrjeteve ekstremiste.Autoritetet kanë identifikuar agresorin, i cili është shtetas gjerman nga zona e Hassen në qëndër të Gjermanisë.Më herët zëdhënësi i policisë bavareze nuk e përjashtoi  që mund të fshihet edhe motivi politik pas këtij sulmi. Ndërkohë që kreu i landit të Bavarisë, Joachim Herrman e konsideroi ngjarjen si një sulm të tmerrshëm duke konfirmuar se edhe një prej të plagosurve është në rrezik serioz për jetën. Ai po ashtu shtoi se nuk ka asnjë indicie që agresori të jetë trashëgimtar i një familjeje emrigrantësh.