Olimpiada ndërkombëtare, shpallen fituesit e bursave në Kolegjet e Londrës
U prezantuan në Tiranë rezultatet e Olimpiadës Ndërkombëtare të organizuar në Shqipëri dhe Kosovë nga bashkëpunimi mes E & B Consultancy dhe Astrum Education Group, i cili zotëron 3 kolegje në Londër.Kjo olimpiadë përcaktoi fituesit e nxënësve të cilët do të përfitojnë bursa studimi në kolegjin Chelsea Independent College. Ajo që fitoi bursë të plotë, ishte 17-vjeçarja, Elena Brahimi.Për të shpërndarë çertifikatat për finalistët e tjerë, të cilët përfituan bursë të pjesshme, ishte i pranishëm Martin Meenagh, Director of Studies.Martin Meenagh: Këtu ka shumë nxënës të aftë dhe kualiteti që kemi parë është i lartë. Shqipëria ka potenciale dhe për pak vite ne do të mund të marrim shumë studentë në Universitetet tona.Ndërsa drejtori i E & B Consultancy, Besart Xhaferri, kërkoj që kjo iniciativë të kthehet në traditë.