PD: Per dhunen ndaj gazetarit nuk hap gojën as Ministri, as Rama

Ngjarja e rëndë ku u dhunua në mënyrë barbare gazetari Eduart Ilnica ka shkaktuar reagime të ashpra që dënojnë atë ç’ka ndodhi të hënën në mbrëmje në kryeqytet. 

Kreu i Komisionit për Median, Genc Pollo, pasi vizitoi Ilnicën në spitalin e Traumës u shpreh se akte të tilla janë tejet të rënda dhe duhen dënuar në mënyrën më absolute, duke i bërë thirrje autoriteteve të ndëshkojnë përgjegjësit. 

Pollo:Vizitova gazetarin Eduard Ilnica të dhunuar britalisht dje në darke nga një personazh që e mban veten për të fortë zone dhe shef sporti. Është një ngjarje kulmore në një sërë aktesh të dhunshme që kanë përfshirë stadiumet tona por fatkeqësisht nuk kemi parë reagime nga autoritetet duke filluar nga qeveria dhe ministria përgjegjëse për sportin. Sot arriti kulmin dhe unë dëshiroj që Eduard Ilnica të shërohet sa më parë. 

Të gjithë dëshirojnë që dhunuesit e tij të përballen ashtu siç duhet me ligjin. Po mendoj që askush nuk e kupton që as ministri i Brendshëm dhe as ministrja e Sporteve deri në këto moment nuk janë prononcuar. Nuk kanë dënuar dhunën brutale, nuk janë solidarizuar me gazetarin e plagosur rëndë. Ndoshta kjo ka të bëjë me personin dhunues sepse sipas informacioneve të para është kushëri i Shullazit. 

Ndërkohë edhe deputeti i LSI, Përparim Spahiu, deklaroi se plagët e marra nga gazetari Ilnica janë plagë për të gjithë sportin në vendin tonë, duke i uruar edhe shërim të shpejtë gazetarit. Një reagim mjaft i ashpër ka ardhur edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë. 

Një sulm ndaj medias së lirë e cilëson kjo Shoqatë dhunimin e Eduart Ilnicës. Në fund këët akt të rëndë e ka dënuar edhe përfaqësuesja e OSBE për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovis, e cila theskoi se këto veprime të rënda nuk duhet të tolerohen, duke kërkuar që fajtorët të përgjigjen përpara drejtësisë.