Ekspertët do verifikojnë lidhjen e vrasjes së Faik Myrtajt me vetëvrasjen e të birit
Gjykata Administrative ka caktuar dy ekspertë me qëllim përcaktimin e dëmit që i është shkaktuar familjes së një prej viktimava të protestës te 21 Janarit Faik Myrtaj nga vrasja e tij. Ekspertët do të përcaktojnë edhe nëse vetëvrasja e djalit të Myrtjat ka ardhur si pasojë e vdekjes së të atit. Ndërkohë që përfaqësuesit e Gardës së Republikës pretenduan se dëmshpërblimi t'i kërkohet autorit të vrasjes ish komandatit të gardës Ndrea Prendi dhe institucionit që e kishte punësuar atë, Ministrisë së Brendshme. Dy ekspertë u urdhëruan nga Gjykata Administrative për të përcaktuar dëmin moral dhe material që i është shkaktuar familjes Myrtaj nga vrasja e kryefamiljarit të saj në 21 Janar Faik Myrtaj.Vendimi u mor këtë të martë pas padisë që kjo familje ka bërë ndaj Gardës së Republikës dhe Ministrinë e Brendshme. Një tjetër detyrë që iu la ekspertëve ishte të përcaktojnë nëse vrasja e Faik Myrtajt ka qënë edhe shkaku që disa muaj më pas në këtë familje ndodhi edhe një tjetër tragjedi u vetëvar djali i tij, 22 vjeçar Bardhoshi.Gjykata i la afat dy javor ekspertëve për të përpiluar raportin nga i cili do të përcaktohet edhe vlera e dëmshpërblimit.Artur Sulçe: “Qoftë dhe dëmin jopasuror në tre figurat e tij të cilat janë përcaktuar qartë në kodin civil, si dhe në aktet e tjera nënligjore dhe praktika gjyqësore në vendin tonë dhe në qytetin e Tiranës ka ecur dhe kjo është e mjafuteshme për të përcaktuar. Do shikohet i gjithë dokumentacioni sepse nuk mund të shprehem për diçka që nuk ka marrë as letrat”.Por të pranishëm në gjykim perfaqësuesit e Gardës kërkuan që familjarët duhet t’ia kërkojnë dëmshpërblimin autorit të vrasjes, i cili sipas vendimit të Gjykatës është ish komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe Ministrisë se Brendshme që është institucioni që e ka punësuar. Por sipas avokatit të familjarëve të familjes Myrtaj kjo kërkesë nuk qëndron.Dorjan Matlia: “Nuk mundet që të ngjitet Ndrea Prendi në mënyrë indirekte. Ligji funksionon në këtë mënyrë. Për çdo veprim që kryejnë punonjës apo organe drejtuese të një personi juridik, që në rastin konkret është Garda e Republikës, përgjigjet vetë personi juridik për dëmet që shkakton.Pastaj, mbasi paguan personi juridik të gjithë vlerën, atëherë aim und të hapi një padi ndaj Ndrea Prendit”.Në protestën e opozitës në 21 Janar humbën jetën katër protestues. Deri tani gjykatës për dëmshpërblim iu drejtuan familjarët e Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi por këta të fundit u tërhoqën në momentin ku gjykata do të çelte procesin gjyqësor. Garda e Republikes dhe avokatura e shtetit ka kërkuar që kjo kërkesë të rrezohet me argumentin se në vendimin e Gjykatës së Apelit nuk është përcaktuar se garda është faktore në vrasje.[caption id="attachment_743397" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ekspertet qe iu caktuan familjes Myrtaj[/caption]/Oranews.tv/