Propozimi i PS-se: Në zgjedhjet e ardhshme, 50% e kandidatëve të jenë gra
Partia Socialiste propozon ndryshime në Kodin Zgjedhor për të rritur me 50% përfaqësimin e gruas në listat zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.Propozimi u bë publik nga kryetarja e forumit të gruas socialiste, deputetja Olta Xhacka, e cila foli në emër të një grup deputetesh. Nisma ligjore vjen në një kohë kur komisioni i posaçëm parlament për reformën zgjedhore ka nisur punën për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të 2013-ës.Xhaçka: Përfaqësimi i barabartë 50 me 50 për secilën gjini do të ketë një efekt cilësor jo vetëm për pjesëmarrje dhe përfaqësimin e grave në politikë, por edhe për cilësinë e demokracisë në Shqipëri. Në zgjedhjet e vitit 2013, partitë politike shmangën hapur kuotat gjinore të imponuara nga ligji dhe për këto u dënuan së bashku me një vlerë totale prej 22 milionë lekë.Pak ditë më parë, edhe kryetari i Parlamentit, Ilir Meta tha se përfaqësimi i gruas në parlament duhet të rritet dhe se duhet të ndiqet shembulli i zgjedhjeve vendore ku në listat e këshilltarëve përfaqësimi i tyre ishte 50%./Ora News/