Gazetari Ilnica rrëfen momentet e tmerrit: Mendova se po të më fusnin në makinë do të më eliminonin
Eduard Ilnica, gazetari sportiv i Telesport rrëfen momentet e tmerrshme të dhunës që është ushtruar ndaj tij nga një grup personash të udhëhequr nga Alban Vogli.Ngjarja u shënua mbrëmjen e 9 majit 2016 pranë një lokali në rrugën "Muhamet Gjoshella" në TiranëNë një intervistë për Ora News, për gazetarin Altin Sulçe, Ilnica thotë se kishte bërë rezistencë për të mos u futur në makinën e grupit të personave që udhëhiqeshin nga Alban Vogli ku kishte frikë se edhe mund të eliminohej fizikisht.Eduard Ilnica për Ora News: Ishin një grup prej 4-5 vetësh. Sapo e pashë Alban Voglin e njoha sepse kisha bërë montazhin e videos për dhunën në stadium. Donin të më fusnin me zor në Tuareg, por jam mbajtur fort pas një makine të vjetër.Ata për dy minuta kanë qëlluar brutalisht ndaj meje, ndërkohë që unë po rezistoja për të mos hyrë në makinë. Mendova më të keqen. Ata po më masakrojnë këtu imagjino çfarë mund të më ndodhë brenda në makinë"Mendova se po të më fusnin aty mbase do të më eliminonin fizikisht" tha në një intervistë për Telesport.Ilnica thotë se nuk është sulmuar si tifoz por si gazetar që nxorri të vërtetën, pavarësisht se kjo e vërtetë u dhimbte disave.Aktualisht Ilnica ndodhet në Spitalin e Traumës ku vazhdon të marrë mjekimin. Ai thotë se nuk e kishte njohur më parë Alban Voglin dhe as nuk kishte pasur dijeni se ishte presidenti i "Kastriotit". Emrin e tij e kishte mësuar pasi kishte përgatitur kronikën e dhunës së ushtruar në stadiumin e Peshkopisë, të shtunën e kaluar, ku Alban Vogli nga tribuna kishte kërcyer 4 metra për tu hedhur në fushë në momentin e shpërthimit të dhunës në fushën e blertë.[caption id="attachment_743035" align="alignnone" width="701"]
Ne foto: Gazetari Ilnica[/caption]/Oranews.tv/