Veliaj: Hapësira për fëmijët në gjithë qytetin, kënd lojërash në çdo lagje
Bashkia e Tiranës po ndërton një kënd lojërash në njësinë administrative numër 3, pranë maternitetit “Koço Gliozheni”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se vëmendja ndaj të vegjëlve është e njëjtë si në në qytet, në periferi dhe në Parkun e Liqenit. Veliaj apeloi qytetarët dhe të rinjtë që aktivitetet festive në 1 qershor ti përqëndrojnë në parkun e liqenit ku do të inagurohet edhe këndi i lojërave.Bashkia e Tiranës ka nisur investimin për ndërtimin e një këndi lojërash pranë maternitetit të ri, në rrugën “Sitki Çiço”.Veliaj: “Besoj se i jemi përgjigjur të gjithë atyre që kanë interes real për fëmijët sepse nuk do të zgjedhim mes një këndi te liqeni ose këndeve nëpër lagje. Ne do të bëjmë edhe këndin te liqeni, edhe këndet e lagjeve, si një mënyrë e mirë për të nxitur një jetë të shëndetshme, aktive, një jetë sportive, në një qytet i cili është i mbipopulluar”.Kryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri thirrje të rinjve që aktivitetet festive në 1 qershor ti përqëndojnë në Parkun e Liqenit me inagurimin e këndit të lojërave.Veliaj: “Është një ditë prove për fjalën time si kryetar i Bashkisë, ku do të shihet se jo vetëm që nuk është prerë asnjë pemë, jo vetëm që nuk ka kafe, por do të kemi këndin e lodrave më të bukur në Shqipëri. Ka ardhur koha që Tirana të ketë një hapësirë për fëmijët. Do të jetë dita e parë ku fëmijët nuk do të kërkojnë më të shkojnë për të luajtur në qendra tregtare, se nuk është as e shëndetshme, as natyrale, por do të kërkojnë të shkojnë në park, në hije, të sigurt dhe me të gjitha kushtet”.Ky është sheshi i dytë ku po ndërtohet një kënd lojërash nga Bashkia e Tiranës, pas atij të nisur në bllokun e pallateve te rruga "Mine Peza".Investimi është kryer me mbështetjen e biznesit privat dhe përveç hapësirës për fëmijë ka dhe hapësira për lulishte dhe fushë basketbolli.