Prokuroria nuk heton ish-kreun e OSHEE, Arben Seferajn: Nuk ka vepër penale

Prokuroria ka vendosur që të mos nisë procedimin penal për ish-kreun e kompanisë OSHEE, Arben Seferaj.Kallëzimi ndaj tij është bërë nga Kontrolli i Lartë të Shtetit pas një auditimi të kryer pranë kompanisë që merrej me shpërndarjen e energjisë elektrike.Kallëzimi në Prokurori u bë rreth 8 muaj më parë, ku KLSH-ja pretendonte se janë kryer shkelje për blerjen e energjisë, blerjen e materialeve dhe me faturimet.“Në analizë të rrethanave rezulton se nuk janë kushtet për regjistrimin e procedimit penal. Faktet e kallëzuara nuk parashikohen nga ligji si vepra penale “shpërdorimi i detyrës”...dhe për këtë arsye, procedimi penal për këtë vepër penale nuk duhet të fillojë. Gjithashtu, për një pjesë të tyre nuk mund të ushtrohet ndjekja penale, pasi janë fakte të hetuara më parë. Faktet e objekt kallëzimi, përqendrohen në menaxhimin e pretenduar abuziv të kompanisë CEZ Shpërndarje sh.a, gjë e cila konstatohet përmes mekanizimave kontrollues të vetë kompanisë dhe të shtetit”, thuhet në vendimin e Prokurores, Ida Ahmetlli.KLSH-ja kishte kallëzuar edhe ish-drejtorin e Departamentit të Shitjeve, Enea Zafiri, si dhe ish-drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse, Julian Zanaj, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Vendimi i Prokurorisë për Arben Seferaj by Anonymous pPe9isQYcS

/Ora News/