Rita Ora heq dorë nga X Factor

Pas vetëm një viti në panelin e  jurisë së X Factor, këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka hequr dorë përfundimisht nga ky rol. 25-vjeçarja është anëtarja e tretë e jurisë, që u largua nga paneli, pas Cheryl Cole dhe Nick Gremshaw.Edhe përse ajo nuk dëshiron që të qëndrojë në X Factor, Rita shprehet se kjo nuk do të ndikojë aspak me Simon Cowell. Ajo sërish do të jetë mikja e tij, dhe sipas një statusi në "Twitter" këngëtarja mezi pret që të punojë sërish me Simon. Ora e falenderoi Cowell edhe që i mundësoi një eksperiencë të tillë.