Kishin planifikuar sulme terroriste në Bari, arrestohen dy afganë

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas afganë mbi dyshimet se këta të fundit kishin planifikuar që të kryenin sulme terroriste në Romë dhe në Londër. Atyre u janë gjetur materiale të ndryshme në aparatet celularë përfshirë informacione për armët, aeroportet e dy vendeve, biseda me ekstremistë të organizatave terroriste, etj. Ndërkohë, tre persona të tjerë që dyshohet të kenë lidhje me këtë çështje do të mbahen nën vëzhgim nga forcat e sigurisë, të cilët do të monitorojnë me kujdes çdo lëvizje të tyren.Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shtetas afganë pasi dyshohej se ata kishin planifikuar që të kryenin sulme terroriste në Itali dhe në Britaninë e Madhe. Arrestimi u bë në qytetin e Barit, ndërkohë që bëhet me dije se në aparatët celular të personave në fjalë janë gjetur materiale të ndryshme, përfshirë informacione për armët, aeroportet kryesore të dy vendeve, etj. Policia ka bërë me dije se dy të arrestuarit janë 23-vjecari Hakim Naisir si dhe 29 vjecari, Gulistan Ahmadzai. Sipas të dhënave të publikuara, ata ishin pjesë e grupimit taleban. Të dyshuarit mendohet se ishin në procesin e sigurimit të mjeteve të nevojshme për ekzekutimin e sulmeve, pasi hetimet kanë treguar se ata kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm me militantët talebanë.Autioritetet kanë komunikuar se synimi i ekstremistëve ishte që të sulmonin Londrën ose Romën. Ndërkohë, tre persona të tjerë që kanë shfaqur sjellje të dyshimtë do të mbahen nën vëzhgim nga oficerët e sigursë, të cilët do të monitorojnë me kujdes lëvizjet e tyre. Zyrtarët italianë kanë deklaruar prej muajsh se kërcënimi i një sulmi terrorist është real dhe se forcat e rendit do të bëjnë të pamundurën për të parandaluar një tragjedi të ngjashme me ato të Parisit dhe të Brukselit. Që prej sulmeve që tronditën Europën dhe mbarë botën, në Itali janë shtuar ndjeshëm masat e sigursë.