Tentuan të çaktivizonin eksploziv, vriten dy oficerë turq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2016, 13:31
Dy policë kanë humbur jetën ndërkohë që një i tretë ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një bombe në rajonin lindor të Turqisë.Oficerët ishin të specializuar në caktivizimin e eksplozivëve dhe mbetën të vrarë gjatë përpjekjes për të neutralizuar një sasi lënde plasëse që ishte vendosur nga militantët e Partisë së Puntorëve të Kurdistanit.Në këtë zonë ka nisur menjëherë një operacion ushtarak i mbështetur edhe nga forcat ajrore.Situata në Turqi ka qënë tejet e tensionuar gjatë muajve të fundit për shkak të kryengritjes së militantëve kurdë që kërkojnë autonominë e rajonit juglindor të vendit.