Selena Gomez: Pas lidhjes me Justin nuk i besoj askujt

Selena Gomez nuk e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e gjatë me këngëtarin Justin Bieber, dhe ndarjen e vështirë me të. Por pas historisë me Bieber, me të cilin ishte marrëzisht e dashuruar, Gomez pohon në intervistën për Marie Claire, se nuk i beson më askujt. Një tjetër sekret që këngëtarja ndan me ne është se gjatë kësaj periudhe kohore ajo ka patur lidhje, por askush nuk ka arritur të zbulojë asgjë.Krijuesja e hitit ‘Good For You’ thotë: ‘Kam kaluar kohën më të bukur ndonjëherë, por nuk i besoj më askujt. Kështu që lidhjet mund të bëhen argëtuese vetëm në momentin që unë e vendos këtë, dhe nuk e marr shumë seriozisht.’ Që pas ndarjes nga Justin, Selena Gomez është vënë re të qëndrojë nën shoqërinë e meshkujve të famshëm si Charlie Puhh, Dj Zedd, Samuel Krost etj. Por me asnjërin nuk është konfirmuar ndonjeherë lidhja.Sa i përket karrierës artistike, 23-vjeçarja ka lajme të mira. Selena prej pak kohësh ka nisur dhe koncertet e turit Revival nëpër vende të ndryshme në botë, ndërsa shton në intervistë: ‘Më në fund ndodhi ajo që doja. Dëshiroja të bëja këto koncerte dhe për mua ishin shumë personale.’