Mafia greko-shqiptare e drogës ka aq para sa..borxhi grek

Kapja e një sasie prej rreth 700 kg drogë një ditë më parë në Greqi, ka zbuluar të tjera të dhëna tronditëse të grupit të trafikut të drogës. Midis të arrestuarve, 5 ishin shqiptarë.Sipas medieve, aktivitetin e tyre, ata e kishin shtrirë në Greqinë Veriore, në ishujt e Jonit dhe kryesisht në Zakinthos dhe Athinë.Truri i organizatës  është një shtetas grek i arrestuar tashmë dhe sipas burimeve policore, ai mund të konsiderohet si “Baroni i Ballkanit”, ose ‘Pablo Escobar i Ballkanit’. Grupi merrej me trafikun e kokainës dhe hashashit në Evropën Perëndimore.Trafiku kryhej kryesisht me skaf nëpërmjet detit. Aktualisht, droga e sekuestruar kap shifrën e 1.5 milionë eurove.Sipas medieve greke, droga thuhet se është transportuar me skafe nga Shqipëria për në Zakinthos të Greqisë për t’i transportuar më pas në vende të ndryshme të Evropës. Fitimet janë me miliona euro, duke e shndërruar klanin nga më të mëdhenjtë jo vetëm në Greqi, por edhe në Evropë.Sipas hetimeve, grupi ka qenë aktiv prej kohësh dhe trafikonte drogë në Evropën Qendrore si dhe në Danimarkë, Suedi, Norvegji dhe Finlandë. Hetimet intensive të nisura prej kohësh, vijuan me nisjen e operacionit të dielën, duke arrestuar 15 persona, 10 grekë dhe 5 shqiptarë.Shuma e parave që zotëron grupi, sipas mediave greke, është aq e madhe se mund t’i afrohet borxhit të Greqisë.Zbulimet janë tronditëse.Pjesë e grupit është një shtetas shqiptar me lidhje të forta politike. 44 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur thuhet se ka financuar edhe një parti opozitare, ndërsa krahu i djathtë i tij është një shtetas grek, 46 vjeçar.Dosja voluminoze ka plotë 217 faqe dhe hetimet vijojnë që prej vitit 2011.Droga transportohej me kamionë të kompanive të fuqishme, duke krijuar hapësira të veçanta me mekanizma që ishin të vështira për t’u zbuluar.Fitimet janë qindra milionë euro. Në dosje, bëhet me dije se një anëtar i bandës i cili kishte prodhuar arka të fshehura mirë kishte një pagë mujore prej 10 mijë eurosh, ndërsa shoferi merrte 3 mijë euro për transportin.1969423 cocain_547_355 image.ash1x ishuj para jon/Ora News/