Janet Jackson ka dhënë fëmijën e parë për birësim

Të gjithë tabloidet publikuan lajmin se Janet Jackson mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë. Por bashkëshorti i parë i Janet shprehet se ky fëmijë nuk është i pari për të. James De Barge, pranon për Radaronline, se ata kanë patur një vajzë, që pa dieninë e tij këngëtarja e ka për birësim dhe që nga ai moment, Janet nuk është interesuar fare për të bijën.James thotë se përpara dy vitesh një vajzë e kontaktoi me anë të emailit, duke pretenduar se ishte vajza e tij dhe e Janet Jackson. Momentalisht kjo vajzë është shumë e nevrikosur me lajmin e bujshëm të shtatëzanisë së parë të Janet, sepse këngetarja e ka tashmë një fëmijë të parë.James shton më tej në intervistën e tij: ‘Ajo ishte me të vërtetë shumë e revoltuar me lajmin e fundit per Janet. Ajo më tha ‘Babi të lutem më ndihmo të nxjerr te vërtetën në dritë.’ Është kontaktuar përfaqësuesi i këngëtares, por ende nuk ka asnjë deklaratë nga ana e saj. Momentalisht vajza që pretendon se është e këngëtares po bën një test ADN, për të provuar që është vajza e James. Ai po ashtu e pyeti atë se nga e zbuloi që ishte vajza e Janet, ajo thotë se gjithë historinë ja ka treguar nëna që e adoptoi në momentet e fundit të jetës.