Debate e marrëveshje në hapin e parë të drejtësisë, ekspertët tërheqin nenin për dekriminalizimin

Komisioni i Reformës në Drejtësi, ka nisur shqyrtimin nen për nen të draftit të ekspertëve ndërkomëbtarë, ku janë ndeshur dhe  mosmarrëveshjet e para.Mazhoranca dhe opozita kanë debatuar ashpër mbi nenin 3 draftit të ekspertëve ndërkombëtarë që ndryshonte nënin 6.1 të kushtetutës  që sanksionon se ndalohen perjetësisht  zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik  nëse verifikohen rrethana që cënojnë integritetin e funksionarit publik.Drafti i ekspertëve përmes nenit 3 kufizonte kohën e ndalimit për  për tu zgjedhur apo emëruar nëse funksionari kishte kryer një krim. Kjo dispozitë është cilësuar e papranueshme nga ana e opozitës, me argumentin se cënon ligjin e dekriminalzimit.Por pavarësisht kësaj  neni është hedhur në votim ndërsa 5 deputete të mazhorancës  kane votuar pro dhe 5 të opozitës  kunder dhe në këtë  moment ka ndërhyrë  me lëvizjen e tij të votës së dyfishtë  kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, duke sjellë miratimin e dispozitës së debatueshme.Për të shmangur një ngërç që mund të vinte nga qëndrimi  i opozitës, për këtë çështje ndërhynë ekpertët që tërhoqën propozimin fillestar  për nenin 3 duke lënë të pandryshuar kushtetutën aktuale pra përjshatimin  përjetësisht të  funksionarëve publik me të shkuar klriminale.Halimi:Neni që ishte propzuar nga ekspertët që bënte nul atë nen që ishte miratuar pak muaj më parë për ndalimin me jete të atyre personave që kanë kryer krimet e rënda, ky nen u tërhoq nga ekspertët.Halimi, akuzoi mazhorancën se  përdori një truk kushtetues për të goditur ligjin e dekriminalzimit.  Halimi: "Në qoftë se do të sillet sërish me ndonjë formë tjetër qëndrimi do jetë sërish i njëjti i opozitës: I papranueshëm. Kush nuk është dakort me ligjin e dekriminalizimit, me ndryshimet për ligjin për dekriminalizmin, siç ka deklaruar edhe Rama në parlament ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, të bëjë një shoqatë me të gjithë personat me rekorde të tmerrshme kriminale që pretendojnë se i janë prekur të drejtat dhe të shkojnë deri në hënë”. Gjatë mbledhejs së martës komisioni çështjet e reformës në drejtësi të cilat lidhen me procein e integrimit, ndërsa diskutimet do të vijojnë të mërkurën me cështje të tjera.  Gjithsesi dita e parë e diskutimit nen per nen ka sjell debate por dhe marrëveshje./Oranews.tv/