Brie Larson fejohet me të dashurin prej tre vitesh
Gjithë urimet më të mira i përkasin aktores Brie Larson e cila pas tre vitesh ka marr një propozim nga Alex Grwnwald. Në fakt për ne ky është një lajm i ri sepse sapo u bë publik, por mësohet se çifti janë fejuar që nga muaji Mars. Në gishtin e fitueses së çmimit Oscar, u vu re një unazë në “Saturday Night Live”, por Brie nuk pranoi që të flas lidhur me të.Ka qenë një përfaqësues i 26-vjeçares, ai që tregoi për publikun se Brie i kishte thënë 36-vjecarit Alex po. Ky i fundit i propozoi aktores gjatë pushimeve të tyre në Tokyo, dhe që tani kanë nisur të bëjnë plane për tu bërë prindër. Çifti tregohen shumë të rezervuar për jetën e tyre private, e sidomos Brie është ajo që refuzon tu përgjigjet pyetjeve qe i bëhen në intevistat që jep.Duhet thënë se 2016, ka qenë një vit suksesi për bukuroshen Brie Larson. Ky vit i mbushur plotë me surpriza, do të mbahet mend gjatë, Brie fillimisht ka qenë shumë e ngarkuar duke promovuar filmin e suksesshëm “Room”, e që më pas e ngjiti në podiumin e eventit të Akademisë Oscar. Në përfundim Brie është larguar nga mbrëmja me trofe në dorë.
