Berberhana e korçarit në SHBA feston 90-vjetorin

Shqiptarët të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në SHBA nuk janë të paktë. Një prej tyre është edhe korçari  Frank Shermitraku, i cili zotëron një berberhanë.Frank Shermitraku thotë se punon që t’i bëjë klientët e tij të ndjehen rehat kur vizitojnë berberhanen e tij “Frank's Barber Shop” në Elmwood Park, Illinois.Berberhana e shqiptarit, e cila gjendet në Bulevardin West Grand, po feston 90 vjetorin e hapjes këtë vit. Shermitraku e ka në pronësi lokalin që nga gushti i vitit 2006. Ai thotë se dyqani është hapur më 1926 dhe për pronar ka pasur Bill Docimon. Berberhania i ishte dorëzuar Tony Docimos, ndërsa më pas, nga viti 1980 e deri më 2006, ka qenë nën pronësi të Saro Cacamos.Shermitraku është rritur në Korçë të Shqipërisë, nën sistemin komunist. Ai thotë se ushqimi ka qenë i ndarë në racione për çdo familje.“Familja ime i falënderohet Shteteve të Bashkuara më shumë se shumica sepse kemi kaluar nëpër më të keqen”, ka thënë Shermitraku për “Pioneer Press”.Shermitraku ka shkuar në SHBA me bashkëshorten dhe fëmijët më 1994. Pasi mësuan gjuhën angleze, ai dhe bashkëshortja e tij deshën të bëheshin kozmetologë, kështu që u regjistruan në Shkollën Rosel të Kozmetologjisë në Chicago.franko 45franko 1