Sondazhi për zgjedhjet: E majta kryeson me 2 mandate në Tiranë, në nivel kombëtar me 4,5%

17 me 15 është ndarja e mandateve në Tiranë në favor të aleancës së majtë, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot më 21 Maj. Ky ka qënë rezultati i sondazhit të IPR Marketing, bërë publik në “Tonight Ilva Tare” në Ora News. Gjithsesi PD dhe PS janë në kuota të barabarta, secila prej tyre sipas sondazhit merr numër të barabartë votash prej 38 % dhe marrin secila 14 mandate.Diferenca mes dy koalicioneve bëhet nga mandatet e LSI. Aleanca e majtë arrin në 17 mandate falë 3 mandateve të LSI, e cila ne zgjedhjet e vitit 2009, mori 4 % të votave në Tiranë, ndërsa nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot sipas sondazhit do të arrinte të merrte 8 % të votave , duke e dyfishuar rezultatinNdërkaq PDIU merr 1 mandat dhe e çon aleancën e djathtë në 15 mandate në Tiranë. Në sondazhin për Tiranën bie në sy se FRD nuk merr asnjë mandate. Sipas sondazhit në Tiranë, Aleanca për Shqipërinë Europiane merr 49.5 % të votave, ndërsa Aleanca “Punësim, Mirëqënie dhe Integrim” merr 45 % të votave.Ndërkaq pyetjes se kush po e drejton në mënyrë më bindëse fushatën elektorale 36 % mendojnë se Rama, 25 % mendojnë se fushatë më bindëse po bën Berisha, ndërsa një shifër akoma më e lartë shprehet indiferent ndaj kësaj pyetje, ku 38 % e të intervistuarve janë shprehur se nuk e dinë dhe nuk u intereson kjo gjë.Ndërkaq nga rezultati i sondazhit në rang kombëtar vihet re se koalicioni i Ramës kryeson me 4.5 pikë më shumë se ai i Berishës. Koalicioni i Ramës nga 46 % arrin në 48 %, duke fituar kështu dy pikë krahasuar nga sondazhi i parë. Koalicioni i Berishës nga 41.5 % në sondazhin e parë arrin në 43. 5 %.Koalicioni i majtë ka rreth 4.5 pikë më shumë se ai i djathtë , por ka një rezultat kokë më kokë mes dy partive të mëdha, PD dhe PS me 38 % të votave.Ndërkaq sipas këtij sondazhi sa LSI ka shënuar rritje nga 5.5 % në 6.5 %. Një rritje të lehtë kanë shënuar edhe PR dhe PDIU. FRD dhe AK kanë shënuar rënie nga sondazhi i parë . Kështu FRD nga 4.5 % në sondazhin e parë arrin në 3.5 % të votave në sondazhin e dytë. Ndërsa AK nga 5 % ka rënë në 4 %. Në sondazhin e dytë të IPR Marketing u intervistuan 1002 persona në rang kombëtar të ndarë në mënyrë proporcionale në qarqe sipas popullsisë përkatëse dhe në të njëjtën mënyrë edhe 1000 persona vetëm në qarkun e Tiranës. Janë pyetur 565 persona në zonat urbane dhe 437 persona në zonat rurale.Kampioni KombëtarKampioni për TiranënDrejtori i IPR Marketing, Antonio Noto, theksoi edhe njëherë se rezultatet e sondazhit të sotëm paraqesin një fotografi të gjendjes së sotme, ndersa shtoi se ne kete sondazh marzhi i gabimit eshte me i vogel.“Sondazhet e sotme nuk parashikojnë rezultatin e 23 qershorit por paraqesin një fotografi e gjendjes së sotme. Kemi një marzh gabimi më të vogël, kjo e bën më të besueshëm kuptohet për fotografinë e ditës së sotme jo për ditën e zgjedhjeve. Ne do arrijmë të parashikojmë rezultatin duke analizuar trendin e këtyre sondazheve. Sonte do paraqesim sondazhin vetëm për prefekturën e Tiranës, përmes qëllimeve të votës kemi përcaktuar edhe mandatet për deputetë.Për kampionin kombëtar janë intervistuar 1002 persona në mënyrë proporcionale në qarqe sipas popullsisë përkatëse. Në të njëjtën mënyrë edhe 1000 persona vetëm në qarkun e Tiranës. Janë pyetur 565 persona në zonat urbane dhe 437 persona në zonat rurale. Personat janë përcaktuar në mënyrë të rastësishme. Ishim ne që kërkuam përmes telefonit këta njerëz për ti intervistuar. Në intervistë nuk kërkojmë emrin dhe mbiemrin, duke mos u krijuar përceptime për zbulim të anomanitetit. Intervistat janë kryer me telefon, 70% me celularë dhe 30% me numra fiks” tha ai.Të pyetur se çfarë do të mendonin mbi të gjitha për të vendosur se si do të votojnë në zgjedhje përgjigja ka qenë: Një pyetje të rëndësishme se cilat janë çështjet që partitë duhet të merren kryesisht, në mënyrë që të marrin votën e qytetarëve,  të intervistuarit janë përgjigjur: Të pyetur nëse janë duke e ndjekur fushatën për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit të intervistuarit janë përgjigjur:Pyetja se kush po e drejton fushatën elektorale në mënyrë më bindëse dhe efikase ka marrë si përgjigje:Një nga pyetjet e rradhës ka qenë edhe në lidhje me 3 ligjet e integrimit ku të intervistuarit janë përgjigjur:Të pyetur se çfarë mendimi keni për uljen e moshës për të votuar deri në 16 vjeç, të anketuarit janë përgjigjur:Pyetjes se nëse nënshtetasit shqiptarë jashtë kufijve duhet të votojnë në shtetin ku jetojnë apo duhet të kthehen për të votuar në Shqipëri, të intervistuarit i janë përgjigjur:Qarku i Tiranës, orientimi i votësNisur nga rezultati i sondazhit për qarkun e Tiranës “Aleanca për Shqipërinë Europiane” kryeson me 17 mandate përkundër 15 mandateve të “Aleancës për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim”. Në garë si parti, dy partitë kryesore PD-PS janë të barabarta me 14 mandate, rritje shënon LSI me 3 mandate, PDIU me 1 mandat, ndërsa del jashtë loje FRD, AK, PR dhe LZHK. Fenomenin surprizë në ngjitjes së LSI-së, paneli i analistëve në “Tonight” e argumentoi me natyrën klienteliste të kësaj partie, e cila sipas tyre ka treguar më së miri se di ti mbajë mbështetësit e saj.Sondazhi me qëllimin e votës në nivel kombëtarNdërkaq nga rezultati i sondazhit në rang kombëtar vihet re se koalicioni i Ramës me 48 %, ka fituar dy pikë krahasuar nga sondazhi i parë ku kishte 46%. Nga ana tjetër koalicioni i Kryeministrit Berisha ka shënuar rënie me 0.5%, nga 44% në 43.5%. Momentalisht koalicioni i Ramës me 4.5 pikë më shumë, por ka një rezultat kokë më kokë mes dy partive të mëdha me 38 %. Nga ana tjetër LSI ka shënuar rritje nga 5.5 % në 6.5 %, ndërsa FRD dhe AK kanë shënuar rënie.