Biznesmeni Jazexhi i arrestuar me gjyqtarin në shënjestër të tre atentateve
Biznesmeni i arrestuar mbrëmë bashkë me një gjyqtar dhe disa persona të tjerë, ka qenë jo i panjohur për policinë. Në vitin 2013, Dritan Jazexhi i shpëtoi për pak një atentati, i cili u godit me 30 plumba, por fatmirësisht vetëm njëri prej tyre e kapi atë, duke e plagosur.“Autorët e krimit më qëlluan me 30 plumba, por vetëm njëri prej tyre më ka kapur. Plaga që kam në pjesën e kurrizit, ishte si pasojë e një plumbi rikoshet. Kam shpëtuar për mrekulli. Në momentin që autorët qëlluan nga makina në drejtimin tim, unë u futa në bodrumin e dyqanit. Atë ditë, unë pashë dy makina që po lëviznin në mënyrë të çuditshme. E kuptova që e kishin me mua dhe si pasojë e kësaj, isha i vëmendshëm që të shpëtoja. Policia e di autorin dhe duhet ta arrestojë. Ky është atentati i tretë që më bëjnë”, do të deklaronte 47 vjeçari pas plagosjes së ndodhur më 11 shtator të vitit 2014.Në atë kohë, ai deklaroi se kishte konflikte me motrën e tij dhe burrin e saj për pronësinë e katër dyqaneve në Tiranë, të cilët i kishte regjistruar në emër të babait dhe më pas ishte larguar jashtë vendit.Ky nuk ishte atentati i parë ndaj tij. Në tetor të vitit 2011, i është vënë tritol në banesë. Edhe atëherë, Jazexhi shpëtoi për mrekulli. Dy vite më vonë, në vitin 2013, sërish persona të panjohur kanë tentuar ta vrasin. Biznesmeni ka akuzuar në vijimësi të motrën për ngjarjet./Ora News/