Aeroporti i Prishtinës hapet sot në orën 13:00
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2016, 10:45
Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të hapet sot në orën 13:00.
Kështu tha sot drejtori i Aviacionit Civil në Aeroportin Ndërkombëtar Driton Gjonbalaj, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik.
Aeroporti Ndërkombëtar është mbyllur mbrëmë pasi që një aeroplan i kompanisë “Turkish Airlines” kishte dalë nga pista.Nga ky aksident nuk ka pasur asnjë të lënduar./KosovaPress/