Alibeaj: Tahiri ortak i Habilajve dhe Shullazëve
“Një valë e paprecedentë krimi ka mbërthyer vendin, duke goditur qytetarët në gjënë më të shtrenjtë, sigurinë për jetën dhe për pronën”.Deklarata vjen nga kreu i Departamentit të Rendit dhe të Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.Duke përmendur disa nga krimeve e ndodhura ditët e fundit, për opozitën, këto janë dëshmi tronditëse të fuqizimit të krimit dhe rënies së shtetit. Alibeaj thotë se policia nuk është efiçente në punën e vet për shkak se shumë grabitje mbeten pa autor.Alibeaj: Kur Saimir Tahiri prej tre vitesh sillet si ortak i Habilajve dhe Shullazëve, dhe këtë e di gjithë Shqipëria, atëherë krimit dhe kriminelëve në gjithë vendin ju ke thënë ngrihuni, merrni armët dhe bëni ç’të doni se keni imunitet. Kur me Edi Ramën kryeministër, Shullazët dhe Hakmarrja me kompani bëhen pronarë trojesh e pasurish, vendosin gjoba e plaçkisin, atëherë i ke thënë krimit marshalla, dhe krimi sjell krim, sjell vrasje, grabitje, rrënim.Një tjetër shqetësim për opozitën është edhe shtimi i kultivimit të lëndëve narkotike, ku sipas Alibeaj situata është dramatike si kurrë më parë në 25 vite. Zgjidhja për këtë situatë, sipas PD-së është shkulja nga rrënjët e krimit, që sipas demokratëve janë tek qeveria./Ora News/