Manjani: Gjykata Administrative e Apelit qeveri paralele
Në analizën vjetore të gjykatës administrative të Apelit 3 vjet nga krijimi i Gjykatave Administrative si leva që do përshpejtonte vendimet e konflikteve mes qytetareve dhe shtetit, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani lëshoi kritika te ashpra për malin e dosjeve qe presin shqyrtim. Kjo ka çuar në humbjen e funksionit për të cilin u krijuan këto gjykata qe ishte përfitimi në kohë.Manjani: Viti 2015, ishte një viti frenimi jo për fajin tuaj, sepse diku mungon zyra, diku mungon personeli. 12 mijë çështje që presin për t’u gjykuar. Duhet të bëjmë çmos që Gjykatën Administrative ta kthejmë aty tek arsyeja për të cilën është krijuar, për të gjykuar shpejt.Ministri i Drejtësisë në analizën e punës e Gjykatës Administrative të Apelit foli edhe për tejkalim të kompetencave që siç tha e kthejnë këtë gjykatë që qeveri paralele.Manjani: Të legjitimosh qeverinë legjitime të këtij vendi, është një gjë, por të krijosh qeveri paralele është një histori tjetër. E them këtë, pasi për fat të keq, kemi konstatuar raste ku në disa vendime gjyqesh, gjykata merre kompetenca të qeverisë.Me tone të ashpra, ministri Manjani denoncoi atë që cilësoi fenomenin e korporatës familjare në gjyqësor.Manjani: Çështjet procedurale duhet t’i rregullojmë, sepse nuk ka kuptim që fëmija noter, gruaja gjykatëse, burri në Gjykatën e Apelit, mbyllet historia me çelësa në dorë. Nuk jemi që kjo të krijojë kulturën e korporatës familjare në sistemin gjyqësor./Ora News/