VIDEO shokuese, grushta e shkelma midis deputetëve

Parlamenti turk u shndërrua në arenë dhune midis deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Presidentit të Erdogan si dhe deputetëve opozitar të Partisë Demokratike Popullore (HDP). Situata doli jashtë kontrollit nga përleshjet e deputetëve.Shkak i grindjes masive besohet një koment i ministrit të Drejtësisë, Bekir Bozdag, i cili akuzoi partinë HDP si mbështetëse të kurdëve dhe nxitje të dhunës seancën e së enjtes së shkuar në Parlament. Deklarata shkaktoi zemërim në radhët e deputetëve opozitarë, të cilët e konsideruan si “shpifje”.Ajo që ka shkaktuar debat të thellë janë amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së vendit, të cilat synojnë zhveshjen e deputetëve nga imuniteti.Partia HDP e shikon këtë si nismë për arrestimin e deputetëve opozitarë nga partia në pushtet.Nga ana tjetër, presidenti Rexhep Taip Erdogan e ka akuzuar partinë në fjalë se ka lidhje me partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK)