Mjeti aksidenton dy nxënëse para shkollës, njëra në gjendje të rëndë

Dy nxënëse të shkollës 9-vjeçare "Demir Gashi" në Peshkopi janë aksidentuar paraditen e sotme.Dyshohet se të miturat P.K dhe S.H, përkatësisht 12 dhe 10 vjeçe kishin dalë në pushimin e gjatë, kur janë përplasur nga mjeti.Të dyja nxënëset janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nga ku mësohet se njëra prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Sakaq policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në Komisariat, 29 vjeçarit Oltjon Arapi dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit të rëndë.[caption id="attachment_737542" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_737540" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_737538" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]