Vajza 1 vjeçe mbijeton 72 orë nën rrënoja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2016, 11:04
Një vajzë e vogël nga Kenia, vetëm 1 vjeç, ka arritur të mbijetojë 72 orë nën rrënjat e një ndërtese të shembur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.Zëdhënësja e Kryqit të Kuq Arnolda Shiundu u shpreh për Reuters se vajza ishte e dehidruar dhe se aktualisht është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Kombëtar të kenias në Nairobi. Kjo është konsideruar një mrekulli pas tragjedisë që mori jetën e 21 personave deri tani.Ekipet e ndihmës deklarojnë se shanset për të gjetur më shumë të mbijetuar ishin thuajse zero, pasi ndërtesa u shemb të premten në mbrëmjedhe askush nuk do të arrinte të rezitonte kaq gjatë nën rrenojat e saj./Oranews.tv/