Dy muratorë shqiptarë në pranga, trafikonin kokainë me vlerë 150 mijë euro

Policia italiane e qytetit të Peruxhias ka arrestuar 2 nënshtetas shqiptarë me profesion muratorë e rezidentë prej disa vitesh në Itali, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.Në zotërim të tyre janë gjetur 1.4 kg kokainë me vlerë tregu 150 mijë euro si dhe 30 mijë euro para cash.Dy muratorët shqiptarë prej disa kohësh ishin nën mbikqyrjen e policisë italiane për shkak të ambienteve që frekuentonin e lëvizjve të tyre të dyshimta.Shqitparët u arrestuan në flagrancë ndërsa tentonin të fshihnin kokainën në muret e një ndërtese të braktisur në zonën industriale të provincës së Peruxhias.Ndërsa 30 mijë euro u gjetën në banesën e njërit prej muratorëve, fshehur në brendësinë e trashësisë së një porte druri.Hetimet e policisë italiane verifikuan se kokaina do të shitej në territorin e Foligno e Peruxhias.