Manjani i kërkon KLD-së shkarkimin e gjyqtarit Hoxha, paralajmëron arrestime të tjera

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shkarkojë gjyqtarin Ibrahim Hoxha i arrestuar mbrëmjen e 2 majit 2016 së bashku me djalin e tij për akuzën e korrupsionit. Duke përshëndetur arrestimin e mbrëmshëm Manjani paralajmëroi arrestime të tjera në fjalën e mbajtur sot në analizën vjetore të Gjykatës Administrative të Apelit.Ylli Manjani "Mbrëmë prokuroria shqiptare finalizoi me sukses një operacion të nisur prej kohësh për arrestimin në flagrancë të një gjyqtari, kolegu juaj. Ishte një reagim proporcional. Reagime të tilla besoj se do të ketë prapë. Reagim që vijnë për shkak të një ngarkese të opinionit public me ngjarje jo fort të këndshme. Janë ngjarje dhe episode që kanë të bëjnë me faktin se punonjës të drejtësisë kapen në flagrancë duke future dorën në xhep tek një palë në gjykim. Sot do të shpallej një vendim I blerë. Përshëndes prokurorinë por dhe palët të cilët u bënë pjesë e kësaj veprimtarie hetimore të sukseshshme. Veprimtari e cila tashmë duhet të transferohet në dyert e gjykatave. Është radha e kolegëve tuaj që të distancohen nga kjo ngjarje tepër e rëndë. Ashtu sic nxis cdo qytetar që të mos harxhojë kohë të bëjë denoncime vend e pa vend port ë denoncojë në zyrën e prokurorit, policit gjyqësor që raste të tilla të jenë sa më të sukseshme të jenë e mundur. Ashtu sic I takon kolegëve të KLD-së që një orë e më parë ta shkarkojnë këtë gjyqtar për akte e sjellje që cëqnojnë rëndë figurën tuaj.Askush këtu në këtë sallë ashtu si shumica dërrmuese e trupës gjyqësore nuk ka ndërmend të paguajë kostot publike të elementëve të kësaj natyre. Është momenti ta tregojmëPër fat të keq sot është sindroma: Po je gjyqtar je I korruptuar. Duhet ta ndryshojmë këtë me një reagim proporcional public dhe jo duke u fshehur pas alibive ligjore, kishe të drejtë apo jo, kishe prova apo jo. Gjykata të distancohet hapur. Nuk ka kuptim të flasim për reformën në drejtësi nëse nuk kemi reagime të tilla proporcionale.Shqiptarët duan reagim jo më llafe