"Berati 2" operacioni që vuri në pranga gjyqtarin, djalin e tij dhe 2 të tjerë
Policia jep detaje në lidhje me arrestimin e gjyqtarit dhe djalit të tij, operacion i koduar "Berati 2". Hetimi i nisur 6 muaj më parë u mbyll mbrëmjen e 2 majit 2016 me arrestimin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha, djalit të tij Ledion Hoxha dhe Dritan Jazenxhiu, (palë në proces gjyqësor i gjykuar nga gjyqtari dhe Novruz Gajda.Njoftimi i policise 3 maj 2016"Arrestohen në flagrancë një gjyqtar së bashku me djalin e tij , dhe 2 shtetas të tjerë që tentuan të ndikojnë me afera korruptive në gjyqin civil që do zhvillohej me datë 03.05.2016 ku njëri nga këta shtetas ishte palë.Më datë 02.05.2016, pas një hetimi proaktiv 6(gjashtë) mujor të kryer nga ana e Sektorit Për Korrupsionin në Drejtorinë për Krimin Ekonomik e Finaciar dhe Sektori Për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin Për Hetimin e Korrupsionit në Prokurorinë Për Krimet e Rënda, në kuadër të Operacionit policor “ Berati 2” u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve : 1. Ibrahim Hoxha, 57 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 2. Ledion Hoxha, 25 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë Jurist në një firmë. 3. Dritan Jazenxhiu, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, biznesmen. 4. Novruz Gajda ,48 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, (ish polic në Drejtorinë e Policisë Qarkut Berat). Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë në kohën që djali i gjyqtarit Ibrahim Hoxha, shtetasi Ledion Hoxha, mori 600 000 (gjashtëqind mijë) lek të reja nga shtetasi Novruz Gajda. Këto para do i'a jepte gjyqtarit me qëllim ndikimi në gjyqin civil me palë Dritan Jazenxhiu për një çështje civile pronësie , vendim i cili do të shpallej më datë 03.05.2016 ora 9:30, tek Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Parat janë paguar nga Dritan Jazenxhiu , palë në proces civil me gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ibraim Hoxhen. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 600 000 lekë, një automjet tip Benz me targa AA 005 NC, dhe 4 telefona celularë. Veprat penale të dyshuara se janë konsumuar janë “Korrupsion pasiv i gjyqtarit prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të Drejtësisë ”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit , prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të Drejtësisë ”, e parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike ” e parashikuar nga neni 245/1 dhe 25 i Kodit Penal.Gjyqtari i ndaluar sot pezulloi ekstradimin e Paro LaçitManjani i kërkon KLD-së shkarkimin e gjyqtarit Hoxha, paralajmëron arrestime të tjera