Duka lobon për Kosovën në UEFA: Mos ngatërroni futbollin me politikën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka apeluar vendet anëtare të UEFA-s të mos ngatërrojnë çështjen e politike të kosovës me atë të futbollit për anëtarësimin e saj në këtë organizatë.Duke folur në Kongres, Duka tha se njërëzit në Kosovë e duan futbollin dhe nuk duhet lënë mënjanë.Një përgjigje ai pati edhe lidhur me skepticizmin e Zvicrës.Ai tha se edhe Kombëtarja shqiptare ka në përbërje të saj shumë lojtarë kosovarë, të cilët natyrisht ka frikë ti humbasë, por kjo tha ai nuk duhet të privojë të drejtat e këtyre lojtarëve për të luajtur për vendin e tyre.