Lehtësirat për bujqësinë, Mehmetaj: Reflektimi i Qeverisë jo vetëm me politika
Deputetja, Kejdi Mehmetaj, është zëri i parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim që ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për lehtësira në sektorin e bujqësisë.Nga studio e lajmeve në Ora News, Mehmetaj tha se ku reflektim nuk duhet të mjaftohet vetëm me politika por të shoqërohet me investimeMehmetaj: “Më në fund Qeveria po reflekton në këtë aspekt, por shpresoj që reflektimi të mos jetë vetëm në politikat që ndiqen por reflektimi real ndaj politikave është kur investon mbi to. Dhe unë mendoj se bujqësia është një nga ata sektorë ku ja vlen të investosh”.Si një prej nismëtareve të hartimit të projektligjit për vullnetarizmit, deputetja më e re e parlamentit shprehu keqardhje “për hezitimin e minutave të fundit të disa deputetëve të shumicës” të cilët krijuan një situatë ngërçi gjatë votimit në Kuvend.Mehmetaj: “Mua më vjen pak keq përdersa ky ishte një ligj që u votua me shumë dashamirësi edhe nga kolegët e opozitës që shpesh herë marrin dhe vendime politike për ndjekur vijën e partisë, më erdhi keq që disa kolegë të mazhorancës nuk treguan të njëjtën përkrahje. Tek e fundit, në Komisione ne bëmë të gjithë ndryshimet që u propozuan qoftë nga ata, qoftë nga Ministria e linjës”.Deputetja e LSI, u ndal edhe te zhvillimet më të fundit brenda Lëvizjes Rinore për Integrim, dhe zgjedhjet për këtë forum.