Vrasja e Elton Çiçës, arrestohet shoku i viktimës, dyshohet se fshehu armën
Ndonëse ende nuk kanë rënë në gjurmët e ekzekutorit që vrau e 36- vjeçarin Elton Çiçi, policia ka deri tani një të arrestuar. Ai është 31-vjeçari Redjan Rraja nga Kruja me profesion mjek.Sipas burimeve zyrtare mbi Rrajën rëndon akuza e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi ai nuk ka dhënë informacione mbi ngjarjen si dhe ka tentuar të fsheh armën e viktimës.Ky i fundit në momentin kur u qëllua nga një person ende i paidentifikuar me dy plumba pistolete në kokë, ishte në praninë edhe të një gazetari dhe një oficeri policie. Po ashtu mësohet se viktima Elton Çiça lëviste me automjet të blinduar.Ndonëse që në fillim u hodhën dyshime se ngjarja mund të kishte si motiv hakmarrjen që kishte nisur që në vitin 2015 ku u grabiten edhe dy prinderit e viktimës, grupi i hetuesve po punon edhe në pista të tjera.Burimet bëjnë me dije se një prej tyre eshte edhe prishja e pazareve të drogës, pasi dyshohet se viktima mund te jete i përfshirë në këtë veprimtari. Për zbardhjen e ngjarjes policia shoqëroi për të marrë ne pyetje dhjetra persona që kanë patur njohje apo konflikte me viktimën por deri tani nuk ka asnjë emër autori të dyshuar.Gjithashtu ende nuk është mundur të krijohet një identitet për ekzekutorin, i cili dyshohet te jete nje vrasës me pagesë, pasi nga pamjet e kamerave te lokalit të sekuestruara krijimi i një profili është thuajse i pamundur ndersa dëshmitarët ne vendngjarje nuk kanë mundur të shquajnë asnjë tipar të tij pasi ka qënë i maskuar me syze dhe kapele sportive./Oranews.tv/