Tiranë, automjeti përplas për vdekje kalimtarin, në pranga autori

Një i ri ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik të regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqyet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Policia Ushtarake në Sauk, ku një automjet tip "Fuoristradë" me targa TR 4778 P nën drejtimin e shtetasit Altin Zino ka përplasur 17-vjecarin Armando Memaci.Ky i fundit është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Tiranës, të cilët kanë shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.