Shoqërohet në polici vëllai i Arben Frrokut: Po përballem me represion shtetëror

Shoqërohet në komisariat vëllai i Arben Frrokut, i dyshuari kryesor për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj.Blutë e Tiranës rreth orës 22:00 të mbrëmjes kanë shoqëruar në polici shtetasin Mark Frroku, ndërsa janë ende të paqarta arsyet e shoqërimit të tij.Paraprakisht mësohet se ndalimi i vëllait të Frrokut është bërë për një verifikim të thjeshtë.Vetë Frroku, pas lënies së lirë nga autoritetet e policisë ka sqaruar se në momentin e shoqërimit ai ndodhej në zyrat e Partisë Kristian Demokrate dhe se nuk i është dhënë asnjë arsye për ndalimin.“Kur u shoqërova isha në zyrat e partisë, makina ishte e parkuar. Më është kërkuar me forcë të jap çelësat e makinës. Policia nuk më ka dhanë asnjë arsye për ndalimin tim”, tha ai.Mark Frroku tha më tej se po përballet me një presion policor e shtetëror.“Ndodhemi para një represioni policor shtetëror. Policia të mbajë larg duart nga Partia Kristian Demokrate. Strukturat e policisë të mbajnë larg duart nga familja ime”,deklaroi më tej Frroku.