Metrologjia, Mima: Legjislacion të përafërt me BE. Sequi: Të miratohet draft-strategjia
Lufta ndaj abuzimi me peshën e produkteve të ambalazhuara, të karburatit shihet e rëndësishme jo vetëm për qytetarët në vend por edhe për sigurinë që duhet të ofroj Shqipëria në tregëtinë e saj të jashtme. Drejtoria e Metrologjisë, vite më parë ka denoncuar abuzimet që janë bërë ndërsa tashmë Ministri i Ekonomisë, Florian Mima, kërkon që kjo Drejtori të ketë legjislacion të përafërt me vendet europiane.Ndërsa ambasadori i BE në Shqipëri, Ettore Sequi, tha se ka ende punë për të bërë në këtë Drejtori, ku vakument kanë lënë vend për abuzimet ndërsa draft-strategjia e re duhet patjetër të miratohet."Jeta jonë ndikohet shumë nga shërbimi i Metrologjisë, që nga ushqimet që nga karburanti i makinës, shërbimi taksi etj. Gjithashtu Metrologjia mund të rrisë besimin në eksporte. Humbjet nga abuzime të tilla, vendeve të botës u kushton shumë. Në progres-raportin e vitit 2012 thuhet se është bërë punë e mirë po ka ende shumë punë për të bërë. Draft-strategjia duhet të miratohet, në anën tjetër edhe Inspektoriati i Kontrollit të Tregjeve duhet të ushtrojë detyrat e tij.Amabasadori Sequi tha se BE ka dhënë fonde te konsiderueshme për të zbatuar projekte të rëndësishme që i referohen matjes dhe sigurisë ushqimore. Ndërsa 1 milion euro janë dhënë vetëm për projektin e ri, për draft-strategjinë të krahasueshme me vendet europiane.