Draft-raporti i Avokatit të Popullit: 2/3 e fëmijëve jetim jetojnë në varfëri ekstreme

INSTAT nuk ka statistika se sa është numri i fëmijëve jetim dhe se sa prej tyre jetojnë në varfëri ekstreme. Por në një draft-raport të Avokatit të Popullit, referuar të dhënave dhe studimeve të 2 viteve të mëparshme, në vend ka 700.000 persona që kanë nevojë të marrin asistencë dhe nga këta 31.000 janë femijë jetim.Frikshëm draft-raporti evidenton faktin se 2/3 e fëmijëve jetim bëjnë përpjekje rraskapitëse për mbijetesë dhe nga 31.000 fëmijë jetim, vetëm 400 prej tyre jetojnë në qëndra rezidenciale shtetërore, disa të tjerë në qëndra joqeveritare.Instituti Kombëtar i Integerimit që drejtohet nga Ilir Cumani në rrugën pedonale ka ekspozuar portrete të autoriteteve, të cilët janë rritur jetim nga braktisja apo humbja e njërit prej prindërve.Marjana Daja, “Artiste e Popullit”, por aktualisht pensioniste gjendet pranë fotografisë së vëllait Skënder Daja, i cili është pushkatuar në kohën e regjimit komunist. Ajo tregon se si ka qënë fëmijëria e saj në shtepinë e fëmijës në Vlorë.Në mbështetje të jetimëve ishte dhe zonja e parë Odeta Nishani. Zonja Nishani tha se mbi të gjitha këta fëmijë kanë nevojë për njerëz e mbështetje.Ndërsa drejtoresha e shërbimit social, Kozeta Mesiti, nga shtëpia e foshnjes tha se do të ndërrmarë një nisëm për ngritjen e një qëndre për përkrahjen e jetimëve mbi 16 vjeç.