Një muaj paraburgim për ish-deputetin Azem Sylen

Këtë pasdite një gjyqtar i EULEX-it mori vendimin për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, për të pandehurin Azem Syla.

Kështu thuhet në një njoftim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku theksohet se gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill.“Ai është arrestuar më 29 prill dhe sjellur para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit. Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Të gjitha palët kanë të drejtë ankese”, thuhet në njoftim.
Syla ishte në kërkim nga Policia me urdhër të Prokurorisë Speciale si i dyshuar për krim të organizuar, tjetërsim të pronave, shpëlarje parash dhe falsifikim të dokumenteve.“Në kërkesën për paraburgim prokurori ka arsyetuar me faktin se Syla ka rrezik ikje, ndikim tek dëshmitarët ku e ka përmendur edhe dëshmitarin Nazim Bllaca”,tha Gashi.Sipas Gashit prokurori pretendon se toka që janë tjetërsuar janë të viteve të 50-ta dhe 60-ta.Sipas Gashit Gjykata sot  do ta sjellë vendimin për shkak të volumit të lëndës ndërsa Azem Syla do të qëndrojë në ndalim policor.Azem Syla së bashku me 50 persona tjerë dyshohen për veprat penale që kanë lidhje me krimin e organizuar, marrje ryshfeti, tjetërsim pronash. Në lidhje me këtë rast janë arrestuar gjashtë persona për të cilët dje u është caktuar nga 30 ditë paraburgim. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës Nuhi Uka.
azem syla syla 21