Skandal/ Gazetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile ndalohen të hyjnë në takimin e Ramës

Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë dhe analistë nuk janë lejuar të hyjnë në sallën e Hotel Tiranës ku do të bëhej dëgjesa publike e projektit të stadiumit "Arena Kombëtare"Mes te ndaluarve ishte gazetari i emisionit "Te Paekspozuarit" dhe drejtori i pergjithshem i Ora News Ylli Rakipi, analisti Fatos Lubonja, kryeredaktori i Lapsi.al Andi Bushati, dhe kryetari i Forumit për Trashëgiminë Kulturore, Gjergj Bojaxhi. Rreth orës 14:00 (te 29 prillit) ata janë penguar nga rojet e hotelit por dhe më pas nga truprojet e kryeministrit duke i dalë përpara dhe duke mos i lejuar të hipin në shkallët që të çonin tek salla ku po bëhej prezantimi i projektit.Ndërkohë një person i cili prezantohet si shef i i sigurisë së hotelit thotë se ishte pronë private.“Dëgjesa është publike” thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile Po pse e bën atëherë në pronë private?” dëgjohet të thotë Lubonjë, Andi Bushati dhe Ylli RakipiNë momentin kur ata marrin të ngjisin shkallët drejt sallës ku po bëhet prezantimi ata nuk janë lejuar nga tre roje . Prapa në mbështetje të tyre kanë dalë dhe truprojohet e kryeministritKemi dy palë roje që nuk na lejojnë. Një palë janë rojet private dhe një palë të kryeministrit” thotë Bojaxhi dëgjohet  në videon që është shpërndarë online. Lubonja, Rakipi dhe Bushati kanë qenë kritikë me projektin e prezantuar pak ditë më parë për ndërtimin e “Arenës Kombëtare” në vendin ku sot është stadiumi “Qemal Stafa”.Një nga pikat më të kritikueshme të këtij projekti është pikërisht kulla që është parashikuar të ngrihet bashkë me projektin e stadiumit."Po përdor badigardët e Ram Gecit për të mos lejuar" tha Fatos Lubonja në një prononcim për median.Dje është përgatitur ky prezantim. Bëhen gjërat me ngut  për të fshehur të vërtetën që qytetarët të mos kuptojnë thelbin e problematikës së stadiumit. Të gjithë duam një stadium, por ai nuk mund të jetë modern vetëm me karrige moderne, por me standard europiane" tha Gjergj Bojaxhi.Nderkohe Andi Bushati u shpreh: Dhe Edi Ramën e kanë kapur privatët”Pjese nga përplasja:  Lubonja: Se kuptoj a ishte për publikun e hapur kjo, thotë Bojaxhiu që nuk hyj dot.Personi që i ndalon: Këtu është pronë private dhe nuk keni të drejtë ju, thotë përfaqësuesiLubonja: Pse e bën këtu kryeministri,Bushati: E organizon qeveria, kush do na ndalojë ne?!Lubonja: Ku është takimi? Ore jeni në terezi apo jo?!Rakipi: Hapeni ore rrugën. Gjithë ky shtet ndalon 5 vetë, hapeni ore rrugënLubonja: Nuk e lënë me privatin, ky është skandal kemi thënë ne ky është privatizimi i shtetit, kulmi i degjenerimit te shtetit, shikoni ca transparence, skandal, paturpësia s’mund te arrije deri këtu.Bushati: Është prone private vlla, kane kap edhe Edi Ramen privatet e kane trembur.Lubonja: Është një shtet që ka degjeneruar përtej fashizmit dhe kështu do t’i vijë fundi.Ulërima...ku del zv/kryeministri Niko Peleshi.Andi Bushati: Edhe Berisha në 21 Janar kështu u ruajt me badigardë privatë përpara se të vriste. E mbani mend kjo qe akuza kryesore e opozitës së asaj kohe.Aktivisit Eljan Tanini: Por në një shtet që toka publike e stadiumit i falet privatit, ku veprat publike i ndërtojnë të njëjtit njerëz, dhe ku edhe kryeministri i prezanton projektet nën mbrojtjen e gorrillave private, nuk mund të presësh gjë tjetër.Fatos Lubonja: Nuk na lejojnë të hyjmë e të shohim projektin, jo vetëm që është bërë në mënyrën skandaloze, bëhet fakt projekti, pa u diskutuar me publikun, kundër edhe ligjeve të shtetit, se është monument kulture aty, sot marrim vesh që zonja që duhet të firmoste nuk ka firmosur, e ka bërë projektin me dhunë, projekti.Ku është Fidel Ylli që na ftoi mbrëmë në televizion për të ardhur? (Ylli ftoi në emisionin “Të paekspozuarit” analistët që të merrnin pjesë në mbledhjen e KRT-së për të dëgjuar projektin e stadiumit)1313IMG_6062 rakipi fatos lubonjahttps://www.youtube.com/watch?v=I03EldIpbPU/Oranews.tv/