Fasonët i kërkojnë qeverisë rritjen e pagës minimale prej 10 mijë lekësh

Biznesi kërkon që paga minimale të shkojë nga 220 mijë lekë të vjetra në 230 mijë lekë të vjetra.Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve është e vetëdijshme se kjo rritje i përgjigjet kushteve reale të këtij sektori.Kjo Dhomë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama si dhe ministrave Klosi dhe Ekonomi.Dhoma Kombëtare e Veshjeve thotë se rritja e pagës minimale nuk duhet të bëhet në të njëjtin nivel për të gjithë sektorët e ekonomisë.“Ju kujtojmë se sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me material porositësi (fason) vlerëson se 75-85 % e shpenzimeve të prodhimit i përbën pagesa e pagave dhe detyrimeve të tjera të taksës së punës, që do të thotë se çdo rritje e pastudiuar e pagës minimale, jashtë kapaciteteve të këtij sektori dhe të tregut në tërësi, e nxjerr jokonkurrues sektorin dhe sjell ulje të konsiderueshme të punësimit të të rinjve.”, thuhet në reagim./Ora News/