PD: OSHEE vodhi 6 miliardë lekë. Qeveria: Akuzat e pabaza
Partia Demokratike denoncoi sot një tjetër rast, të abuzimeve sipas saj nga kompania e shpërndarjes së Energjisë OSHEE. Sipas demokratëve, plot 7 miliardë lekë janë dhënë nga kompania për vendosjen e vetëm 50 mijë matësve energjie.Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së: Sipas tregut, vendosja e një matësi një fazor kushton 10 mijë lekë. Ndërsa vendosja e një matësi trefazor kushton 20 mijë lekë. Pra në rastin e shpenzimit maksimal, instalimi i matësave do të shkonte 1 miliardë lekë, per 50 mijë matësa, sipas kostos së tregut. Por Çela i Ramës, ka dhënë 7 miliardë lekë. Ku shkojnë 6 miliardë lekë?Sipas opozitës, matësit kushtojnë 1 miliardë lekë, ndërsa për vendosjen e tyre paguhen sërish punonjësit e OSHEE-së, të cilët marrin pagat mujore nga pagesat e qytetarëve.Zhupa: Punonjës që paguhen me taksat tona, ndërkohë që paratë i merr klienti i Edi Ramës që ka fituar tenderin. Pra fitimi i tij rritet edhe më shumë. Hisja që ndajnë oligarkët zmadhohet edhe më tepër. Kjo është OSHEE e Ramës, kjo është banda që i është vërsulur popullit duke i marrë dhe kacidhen e fundit, për ti ndarë paratë me miqtë dhe klientët.Por, qeveria në reagimin e vet thekson se përllogaritja është kryer mbi bazën e analizave të punimeve të mbështetura në manualet teknike.Qeveria thotë se nuk bëhet fjalë për një sistem të thjeshtë matësi, por përfshin të gjithë procesin.Qeveria: Objekti i kësaj kontrate qëndron në instalimin e sistemit të matjes 1-fazore dhe 3-fazore në klientët pa matje apo me matje jashtë kushteve teknike, ku kontraktori merr përsipër të bëjë: Furnizimin të gjithë aksesorëve të nevojshme për instalimin e sistemit të matjes me përjashtim të vetë matësit dhe boksit individual.Instalimin e të gjithë komponentëve të sistemit të matjes përfshirë matësin dhe boksin sipas kushteve teknike të OSHEE dhe standardeve europiane që garantojnë gjithë këtë proces.Gjithashtu, qeveria thekson se puna në terren po kryhet nga palët e treta.
/Ora News/