OSHEE, Çela: Përbaltje nga ata që rrënuan kompaninë
Administratori i Operatorit te shpërndarjes së Energjisë zgjodhi një bashkëbisedim te hapur me gazetaret ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga partia demokratike, ne lidhje me borxhin qe pretendohet se ka krijuar kompania.Ardian Çela: Në një kohë që Operatori i Shpërndarjes është angazhuar për kryerjen e planit më të madh të investimeve në 25 vitet e fundit, kjo kompani po përballet me përbaltjen që i bëhet nga ana e opozitës. Politika e përmbajtjes po vjen nga ai krah që e zhytën Operatorin e Shpërndarjes në krizën më të madhe në këtë sektor. Po Partia Demokratike ka vijuar të hedhë akzua ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, se ka vjedhur 6 miliard lek, nëpërmjet një tenderi korruptive. Administratori i OSHEE parashikon 9.2 MLD leke investime për këtë vit, ndërkohë që i ka qëndruar premtimit për të hequr faturimin afrofe në qershor./Ora News/