Reforma në spitale, punonjësit në protestë: Po largohemi padrejtësisht
Dhjetëra punonjës të spitalit rajonal të Fierit kanë protestuar ndaj vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për largimin nga puna. Ata kundërshtojnë reformën, teksa thonë se po hidhen padrejtësisht në rrugë pas 30 vitesh pune në spitalin e Fierit.72 infermierë, sanitarë e punonjës të tjerë në spitalin rajonal të Fierit kanë protestuar kundër vendimit të largimit nga puna brenda datës 23 maj.Ata kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe shtojnë se janë të kualifikuar pasi punojnë prej mbi 20 vitesh aty.Sipas protestuesve, vendet e tyre nuk do shkurtohen, por do zëvendësohen nga tjetër staf.“Jam punëtorja më e vjetër duke filluar nga poliklinika, spitali i madh në pediatri dhe kur erdhi puna në flakëritën.Ministria e dinte që ishte një punëtore me 35 vite punë edhe do shkurtuar, ke të drejtë. Ku ta gjejnë këtë të drejtë?Ti je eprori im, ma jep këtë të drejtë ti”.“32 vjet punë, jam invalide, jam me paterica.Unë po punoj dhe nuk po kursej, po e fitoj bukën me gjak”.Të 72 punonjësit që preken nga reforma e shkurtimeve në spitalin rajonal të Fierit i kanë dërguar dhe një peticion kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në të cilin kundërshtojnë reformën e ndërmarrë.