Ish zv/drejtori i SHISH: Shkarkimi i ligjshëm, duhet ndryshuar ligji organik ‘98
Në intervistën e parë pas largimit nga detyra, ish–zëvendës/Drejtori i SHISH deklaroi nga studio e Ora News, se shkarkimi i tij ishte i ligjshëm. Ylli Alushi vuri në dukje nevojën për reformim të ligjit organik të SHISH, i cili nuk ka ndryshuar prej vitit 1998.Ish-zëvendës/Drejtori i SHISH-it, Ylli Alushi, në intervistën e tij të parë pas shkarkimit dhënë për Ora News, mohon që largimi i tij të jetë politik. Ai e vlerësoi të ligjshëm procedurën e shkarkimit të tij pas 14 vitesh në këtë detyrë, një çështje që e cilësoi administrative.Alushi: “Shkarkimi im nga detyra është procedurë e ligjshme.Kjo ka ndodhur me propozim dhe dekretim të presidentit Nishani. Nuk mendoj se ka motive politike. Unë jam përpjekur të ruaj neutralitetin duke qenë i depolitizuar dhe departizuar.Është cështje thjesht administrative. Unë jam përpjekur të ruaj neutralitetin duke qenë i depolitizuar dhe departizuar”.Në studion e Ora News, Alushi pohoi se SHISH ka nevojë për reformim, pasi ligji organik është ai i vitit 1998.Alushi: Ligji organik mbi të cilin është bazuar dhe funksionon SHISH është një ligj i ’98, më i hershëm se Kushtetuta. Në momentin që u miratua Kushtetuta, duhet të binte, pjesë e reformimit janë dhe hapa të tjerë strukturorë që ta bëjnë më dinamik institucionin,çështje që lidhen me bashkëpunimin me partnerët.Në lidhje me çështjen e terrorizmit, ish -nëndrejtori i SHISH shpjegoi se puna vështirësohet nëse nuk ka bashkëpunim të strukturave që të zbatojnë ligjin.https://www.youtube.com/watch?v=WpFZO9ZT3Og