Fluks punëkërkuesisht për ofertat e sipërmarrësve, mbi 4000 të intervistuar
Mbi 4000 punëkërkues kanë vizituar dhe kanë dhënë intervista pune në Panairin e çelur në Pallatin e Kongreseve. Kjo është një shifer inkurajuese për gjetjen e nje vendi pune për të papunët, por dhe për autoritetet e vendit. Pozicionet e punës janë për të gjitha grupmoshat, duke nisur nga punonjës të thjeshtë në ndërtimit, zanatçinj, por dhe ekspertëtë sektorit të telekomunikacionit dhe të infrastrukturës.Një ditë pas hapjes së Panairit të Punës, mbi 4000 persona janë interesuar apo kanë realizuar intervista pune.Sipërmarrësit ofrojnë mundësi që nga punëtorët e thjeshtë në ndërtim, zanataçinjtë si dhe ekspertë në sektorë specifik si ai i energjisë, në sektorin e infrastrukturës, por vende të lira ka dhe për pozicione në drejtim dhe menaxhim biznesi.Mundësitë e punësimit janë për të gjitha grupmoshat.Sipërmarrësit janë të interesuar që nëpërmjet intervistave të bëjnë rekrutimet në varësi të projekteve dhe nevojave të zhvillimit të biznesit tyre.Keti Lika: Po pregatitemi të hapim tetë pika të reja këtë vit, duke gjetur dhe punëtorë për ti shërbyer sa më mirë klientëve tanë.Për Ministrinë e Mirëqënies dhe Rinisë, numrit i lartë i biznesve pjesëmarrësve, gati i dyfishuar krahasuar me një vit më parë dhe ofertat e tyre, pritet të ndikojnë në uljen e papunësisë në vend.Blendi Klosi: Është një panair që i drejtohet 100% punëkërkuesve dhe është shumë e mirë që mund të orientohen në aktivitete të tilla dhe institucione të tilla, sepse realisht punë ka, por duhet profesionistë.Inkurajuese statistikat janë dhe për Bashkinë e Tiranës.Fatjon Dhuli: Ka pasur një interes shumë të madh të njerëzve, për faktin se ne çdo vit kemi prezantuar raste dhe histori të vërteta suksesi.Por Panairi nuk është vetëm vendi ku bizneset nëpërmjet marketingut të stendave ofrojnë njohje shërbimesh dhe mundësi punësimi.Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” ka menduar që nëpërmjet gastronomisë, po dhe punimeve artizanale dhe artistike të adoleshentëve të mirëpresë oferta pune për ata që do të lënë këtë strehëz.Irma Shtini: Ideja është qe i bëjmë thirrje të gjithë bizneseve nëqoftëse se na mbështesin me punësimin e të rinjve tanë, sidomos të kësaj kategorie. Nëse ne arrijmë ti edukojmë këta të rinj që tani të bëhen sipërmarrës do të jetë akoma më e lehtë pasi ata të dalin nga qendra e përkujdesjes.Panairi do të qëndrojë i hapur deri në mbrëmjen e 30 prillit.