Rama sqaron incidentin: Vetëm dy kishin ftesë për aktivitet, po s’hynin pa shokët
Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar lidhur me incidentin në mbledhjen e KKT-së për stadiumin “Qemal Stafa”, ku disa gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nuk u lejuan të hyjnë.Sipas Ramës aktiviteti nuk ishte dëgjesë publike, po nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit ne menyre publiku te mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare permes medias se pranishme dhe permes disa perfaqesuesve te ftuar te grupeve te interesit.Kryeministri thotë se “e verteta e thjeshte eshte se dy prej tyre qe ishin te ftuar, nuk pranonin te hynin ne aktivitet pa "shoket" qe kishin marre me vete.Postimi i plotë Une nuk di te kete ndonje njeri apo grup njerezish te quajtur shoqeri civile, qe kane te drejten te pengojne fizikisht punen e institucioneve apo te hyjne te paftuar (ose te perdorin nje ftese nominale, per te hyre me nje çete nga pas), ne nje aktivitet te organizuar nga nje institucion. Nuk di as te kete ndonje gazetar ne boten e lire, qe gezon te drejten apo akoma me keq, e kerkon forcerisht te drejten per t'u futur, i paftuar, ne nje takim apo aktivitet qeveritar.Jam shume i keqardhur qe njerez qe i thone vetes shoqeri civile, apo qe shkruajne e komentojne neper media, sot kane luajtur teater ne dyert e Keshillit Kombetar te Territorit, dhe kane vene kujen sikur u shkelen ne ndonje te drejte!E verteta e thjeshte eshte se dy prej tyre qe ishin te ftuar, nuk pranonin te hynin ne aktivitet pa "shoket" qe kishin marre me vete! Aktiviteti nuk ishte nje degjese publike (KKT me ligj eshte nje organ kolegjial, ku te ftuarit nuk e kane ne asnje rast te drejten e fjales), po nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit, ne menyre publiku te mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare - permes medias se pranishme natyrisht po edhe permes disa perfaqesuesve te ftuar te grupeve te interesit.Nderkohe ne salle ishin te ftuar mbeshtetes dhe kundershtare te projektit, me idene dashamirese qe veçanerisht keta te fundit, te mund te debatonin pas pjeses zyrtare, me arkitektet e stadiumit.Keshtu edhe ndodhi ne fakt me ata kundershtues te projektit qe erdhen normalisht, degjuan normalisht, folen cfare deshen normalisht. Ashtu sikunder, krejt normalisht, te tjeret nuk u lejuan te hyjne.Kaq eshte e gjitha.