Dervishi: Institucionet neglizhojnë, s’ japin informacion;Harito: S’kërkojnë qytetarët

18 muaj pas miratimit të ligjit për informimin publik, zyra e Komisionerit ka konstatuar se autoritetet publike kanë neglizhuar kërkesat e qytetarëve për dhënien e informacioneve të kërkuara, gjë që sipas Besnik Dervishit ka çuar në rritjen e numrit të ankesave.Dervishi: Shpesh herë nga autoritetet publike ndoshta neglizhohet dhënia e përgjigjes. Janë paraqitur 177 ankesa. Për vitin 2015, 199 prej tyre janë zgjidhur me ndërmjetësim, ndërsa për 2016, 150. Pra shikohet që një numër i lartë i ankesave është zgjidhur, i është dhënë informacioni kërkuesve. Tirana ka numrin më të madh të ankesave.Por Ministrja e Informacionit, Milena Harito, thotë se problem nuk është mungesa e transparencës, por fakti që qytetarët nuk kërkojnë informacion, duke mohuar shqetësimin e ngritur nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.Harito: Është padyshim një nga plagët e mëdha të shoqërisë sonë, mungesa e besimit tek institucionet dhe tek njëri-tjetri. Patjetër që këto ligje nuk zbatohen në mënyrë perfekte. Do të ishte e çuditshme sikur të ndodhte ndryshe. Rezultatet tregojnë se 77% e qytetarëve të anketuar nuk kanë paraqitur kurrë një kërkesë në zyrat për informim.Për numrin dy të Kuvendit, Valentina Leskaj, ligjvënësi e ka bërë detyrën e tij duke hartuar ligjin, tani është radha e atyre të ndjekin zbatimin.Leskaj: Natyrisht ligji i miratuar nga Kuvendi është bazë e mirë, por sfida mbetet gjithmonë e hapur. Jo të gjitha autoritetet i kanë përmbushur dhe i përmbushin këto detyrime ligjore, çka cënon proçesin e transparencës dhe llogaridhënies të këtyre institucineve. Nuk mund të ketë demokraci funksionale pa akses të publikut në informacion.Tani në dispozicion të qytetarëve do të jetë portali pyetshtetin.al, i cili do të ketë mundësi të mbledhë online të gjitha pakënaqësitë për mungesën e transparencës.